Rama për gjyqtarët: Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet një farsë e shëmtuar për rritje rrogash me gjyq

Rama për gjyqtarët: Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet një farsë e shëmtuar për rritje rrogash me gjyq

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të forta ndaj procesit që po zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetuese. Me anë të një postimi në X, Rama shprehet se seanca, e cila sipas tij fatkeqësisht nuk po transmetohet drejtpërdrejt për shkaqe teknike, është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh që synojnë rritjen e pagave të tyre përmes gjykimit, duke thyer piramidën shtetërore të pagave. Sipas Kryeministrit, gjyqtarët janë tashmë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, falë mbështetjes që mazhoranca qeverisëse i ka dhënë pushtetit gjyqësor në kuadër të Reformës në Drejtësi. Rama thekson se kërkesa për t’u dhënë e drejta që në mënyrë automatike të rrisin pagat sa herë rriten pagat e tjera përbën një precedent të rrezikshëm. Ai paralajmëron se një vendim i tillë do ta...