Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

Në mbledhjen me strukturat e emergjencave civile, pas përmbytjeve të përmasave të mëdha që kanë përfshirë Shqipërinë ga veriu në jug, kryeministri Edi Rama ka garantuar se të gjithë qytetarët dhe familjet e prekura do të dëmshpërblehen. Sipas Ramës, skema e dëmshpërblimit do të përfshijë dëmet në bujqësi, banesat e dëmtuara, si edhe humbjet e kafshëve si pasojë e përmbytjeve. Ai theksoi se shteti do të përmbushë çdo detyrim ndaj të prekurve, ashtu siç ka vepruar edhe në raste të mëparshme. “Kanë përforcuar argjinaturat që binin në 4 anët në furtunën e par, kanë futur në punë 12 hidrovorë që kishin reshtur së punuari prej vitesh. Investimi më i madh është rinovimi i trupave të emergjencës, ushtrisë, policisë, energjisë, bujqësisë. Nga trupa pa kokë e...