Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe në Vlorë! Ligësi dhe padije e madhe që…

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe në Vlorë! Ligësi dhe padije e madhe që…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, për udhëtimin e tij sot në 23 shkurt për në Korçë. Kreu i qeverisë shprehet se “tenxheret politike e mediatike” janë futur në lojë, për faktin që po udhëton drejt Korçës. Ai deklaron se do të shkojë edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare. Në lidhje me bllokokimin e aksit Librazhd-Prrenjas, kryeministri thotë se është padije që t’i faturosh qeverisë një rrëshqitje gjeologjike. Ai shprehet se qeveria nuk ka asnjë lloj përgjegjësie profesionale...