Rama paralajmëron shtrenjtimin e naftës: E pashmangshme!

Rama paralajmëron shtrenjtimin e naftës: E pashmangshme!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës, duke e justifikuar atë me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet që lidhen me konfliktin SHBA-Iran. Dje në podcastin “FLASIM”, Rama deklaroi se situata në Ngushticën e Hormuzit ka ndikuar drejtpërdrejt në zinxhirin global të furnizimit me energji dhe se rritja e çmimeve është një pasojë e këtij zhvillimi. “Kjo është një rritje e pashmangshme në të gjitha tregjet botërore dhe po ndodh si pasojë e këputjes së zinxhirit të vlerës që qarkullon në shkëmbimet tregtare në një pikë strategjikes siç është Ngushtica e Hormuzit. Ne nuk do të rrimë duarkryq përballë kësaj situate. Jemi sot edhe për shkak të kushteve të kësaj krize të papritur, në momentin kur do finalizojmë krijimin e...