Rama paralajmëron ndërhyrje në drejtësi: Nuk pranoj më shumë të paraburgosur se të dënuar

Rama paralajmëron ndërhyrje në drejtësi: Nuk pranoj më shumë të paraburgosur se të dënuar

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama foli 3 orë, ku edhe paralajmëroi prekje të ligjeve të drejtësisë. “Për paraburgimin një herë sigurisht që ka nevojë për ndërhyrje. Nuk mund të jem kryeministri i një vendi që ka më shumë të paraburgosur sesa të dënuar dhe të rri pa folur se thoni ju se e tha këtë për të dalë atje”, theksoi kreu i qeverisë.