Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku zhvilloi disa takime. Gjatë takimit në Asamblenë Socialiste të Vlorë, kreu i qeverisë akuzoi sërish opozitën se po baltos Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Ai tha se është e paimagjinueshme që një forcë politike shkon në Europë dhe akuzon vendin e vet duke kërkuar bllokimin e tij. “Problemi i tyre themelor është që i marrin shqiptarët për budallenj. Do vënë keq e më keq. Gjëja duhet folur e shpjeguar. Është një lukuni e tërë që funksionon vetëm për të hedhur helm. Gënjeshtra tërheq më shumë. Molotvarët janë specia e vetme që njeh Europa në aspektin e eksportimit të llumit në Europë për të penguar sa munden Shqipërinë. E dëgjoj nga ata në...