Rama: Nuk ka plan B për integrimin në BE! Shqipëria në mbështetje të Prishtinës, Vuçiç e ka makth Kosovën
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për median turke ‘Turkiye Today’ tha se Shqipëria nuk ka një plan B për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Sipas Ramës, procesi i anëtarësimit në BE shërben si një mekanizëm për reformën institucionale dhe për një qeverisje më të mirë. “Ne duam t’i bashkohemi, pikë”, tha Rama. Gjatë kësaj interviste teksa ka vuri në dukje marrëdhënien e mirë midis Turqisë, Rama nga ana tjetër rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e fortë të Shqipërisë për Kosovën. “Nëse preket Kosova, preket Shqipëria. Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, edhe Shqipëria është nën një kërcënim ekzistencial”, ka deklaruar kreu i qeverisë. Duke folur për dialogun e bllokuar të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Prishtinës dhe Beogradit, Rama tha se këndvështrimi i tij nga...
Burimi:
vizionplus.tv