Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Rama nuk do t’i heqë imunitetin Ballukut”, Berisha: Përdor mandatet si marioneta krimi, dy gjykatës skllevër…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të drejtësisë, duke i cilësuar disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese si të nënshtruar ndaj pushtetit politik. Gjatë një deklarate publike, Berisha pretendoi se dy gjyqtarë kushtetues u kanë pohuar miqve të tyre se e kuptojnë se, sipas tyre, Edi Rama “ka marrë fund politikisht”, por pavarësisht kësaj janë vënë nën presion për të votuar në favor të tij më 18 të këtij muaji. Ai i cilësoi ata si “gjyqtarë skllevër të pushtetit”, duke theksuar se vendimmarrja e tyre nuk është e pavarur. Sipas Berishës, kryeministri nuk do të pranojë heqjen e imunitetit, pasi, sipas tij, në momentin që do të lejonte heqjen e një imuniteti, do të detyrohej...