Rama nuk beson te Manastirliu/ Lela tregon pse e ka ‘blinduar’ Tiranën në mënyrë të tillë
Bashkia e Tiranës pritet të jetë epiqendra e betejës në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm për Partinë Socialiste. Kandidimi i Ogerta Manastirliu për drejtimin e kryeqytetit duket se ka shtyrë Edi Rama të “blindojë” Tiranën, duke vendosur ministrat si drejtues politikë në njësitë bashkiake, me synimin për të siguruar një rezultat më të fortë se ai i arritur nga Erion Veliaj në vitin 2023. Drejtori i komunikimit të Partisë Demokratike, Alfred Lela, u shpreh në “Top Story” se Rama nuk ka besim te Ogerta Manastirliu dhe kjo e gjë e ka shtyrë për ta ‘blinduar’ Tiranën. “Ka një kontradiktë me atë që Rama përpiqet të përcjellë, që është forca dhe fitorja e thellë. Këtë frikë e pasqyron me Tiranën. Poshtë kësaj frike fshihen disa...
Burimi:
ntv.al