Rama, një “Ante” apo tregtar iluzionesh të humbura?

Rama, një “Ante” apo tregtar iluzionesh të humbura?

Sipas mitologjisë greke, Anteu merrte fuqi sa herë që prekte tokën. Në teatrin politik shqiptar, Edi Rama prek “tokën” e reformave dhe shpall veten gjigant. Por kjo tokë nuk është më burim force. Përkundrazi është një rërë lëvizëse, ku çdo hap rrezikon ta fundosë. Ai foli dje për reforma kushtetuese, tkurrje të parlamentit nga 140 në 100 deputetë. Një lëvizje që duket si lojë shahu pa kundërshtar, por ku vetë loja është e ndotur nga dyshimi. Pyetja është e thjeshtë: a ka legjitimitet moral për të prekur Kushtetutën një mazhorancë që mbijeton me pazare korridoresh dhe aleanca të përkohshme? Rama e di mirë se publiku është i lodhur nga rrugaçëria parlamentare. Ai synon që të shfaqet si shpëtimtar, si i vetmi garant i shtetit. Por reduktimi i deputetëve, në një sistem ku vota është e...