Rama nis vizitën në Vatikan nga Genazzano

Rama nis vizitën në Vatikan nga Genazzano

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në Vatikan me një ndalesë simbolike në Genazzano, në bazilikën e famshme ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama bën me dije se kjo bazilikë mban një lidhje të veçantë historike me Shqipërinë, pasi aty ruhet një fragment i shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin 1467. Sipas kryeministrit, pranë Zojës së Shqipërisë qëndron gjithmonë edhe flamuri kombëtar, ndërsa Genazzano ka qenë vend pelegrinazhi dhe lutjeje për thuajse të gjithë Papët e Romës. Rama kujton gjithashtu se gjesti i parë që bëri Papa Leoni XVI menjëherë pas zgjedhjes së tij ishte pikërisht një vizitë dhe lutje në këtë bazilikë,...