Rama ngre në piedestal “Diellën” dhe kujton nga u frymëzua për ministren e IA: Kemi një doktor Sulltan, por që është grua…
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku foli për reformat digjitale të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe rolin në rritje të Inteligjencës Artificiale në administratën publike. Rama theksoi se Shqipëria ka nisur reformat “nga ana e kundërt” për të nxjerrë më të mirën nga një administratë e mbingarkuar me probleme të trashëguara ndër vite. Ai nënvizoi se prej disa vitesh shërbimet publike ofrohen online, ndërsa zyrat fizike të kontaktit janë mbyllur, duke eliminuar radhët dhe humbjen e kohës për qytetarët. Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Sipas tij, volumi i ligjeve dhe rregulloreve që duhen miratuar për anëtarësimin...
Burimi:
javanews.al