Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët
Pas Lushnjës, ndalesa e radhës për kryeministrin Edi Rama ishte Fieri ku u zhvillua Asambleja e radhës e Partisë Socialiste. Ashtu si dhe në takimet e tjera tashmë të zhvilluara në tur, në fokus ishte avancimi i kësaj qeverie në përmbushjen e objektivave për qytetarët, nga rritja e pagave, pensioneve, njohja e vjetërsisë në punë për të vijuar më pas te rritja e investimeve dhe më gjerë. “Na është dukur realisht e domosdoshme që të ndajmë me ju edhe me të gjithë PS dhe mbështetësit, inflamacionet dhe këndvështrimet mbi çështje që na interesojnë të gjithëve. Siç ju e dini mbulohen përditë nga tymi, na balta, nga llum i gjithë gënjeshtrave, akuzave, thashethemeve që fabrikojnë pasqyrat e kanaleve dhe të portaleve duke praktikisht synuar në vijimësi të tërheqin...
Burimi:
javanews.al