Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit,  kryeministri Edi Rama foli për rritjen e pagave në bujqësi, investimet, lehtësimin e taksave dhe skemat e tjera mbështetëse për këtë sektor, me synimin që të arrihet një standard prodhimi që të jetë i tregtueshëm për tregun e madh të BE-së. Rama iu tha fermerëve se nafta ka qenë një sfidë për bujqësinë dhe kanë hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe të përdoret për qëllime që nuk kanë lidhje me bujqësinë. “Nafta ka qenë një sfidë për bujqësinë, kemi dalë në një rezultat shumë të thjeshtë. Kemi më shumë se ç’kishim dje për bujqësinë, por nuk kemi aq shumë sa t’i shpenzojmë pa adresë. Çdo gjë që do shpenzojmë do kthehet në vlerë të shtuar në formën...