Rama, nën delir nga miqtë arabë të Izraelit

Rama, nën delir nga miqtë arabë të Izraelit

Kohë pasi u nderua në Izrael, në kulmin e gjenocidit të këtij shteti të sajuar vampir në tokë palestineze, pikërisht ndaj popullsisë së pamposhtur të Gazës, kryeministri Rama është nderuar së fundi dhe nga miqtë arabë të Izraelit, Emiratet. “Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan, akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed bin Zayed, si edhe për çdo...