Rama në Washington për Bordin e Paqes, analisti: Goditje për opozitën, prej kohësh kanë thënë që nuk shkon dot
Gazetari dhe analisti Enton Abilekaj, i ftuar në studion e emisionit “Tema e Ditës” të moderuar nga gazetarja Blerta Tafani, komentoi zhvillimet më të fundit politike dhe juridike në vend. Abilekaj analizoi protestat e fundit të Partisë Demokratike dhe Foltores, duke vënë në dukje mungesën e një kontrasti të qartë mes qeverisë dhe opozitës. “Problemi është që publiku nuk sheh kontrastin mes qeverisë dhe opozitës. Nëse mendojmë se qeveria duhet të largohet, duhet të shohim edhe arsyen pse t’i japim besimin alternativës. Deri tani, opozita nuk ka bindur masën e madhe të qytetarëve,” u shpreh ai. Sipas Abilekajt, prania e madhe e njerëzve në protesta nuk mjafton për ndryshim pushteti pa një izolim të qeverisë nga ndërkombëtarët. Ai solli si shembull vizitën e kryeministrit Rama në Washington...
Burimi:
javanews.al