Rama në SHBA, Zogaj: Shqipëria s’ka luksin e vendeve të mëdha për të refuzuar nisma si Bordi i Paqes

Rama në SHBA, Zogaj: Shqipëria s’ka luksin e vendeve të mëdha për të refuzuar nisma si Bordi i Paqes

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1, të moderuar nga Alba Alishani, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me nismën për Bordin e Paqes dhe qëndrimet e vendeve evropiane. Zogaj u shpreh se PR-i i bërë nga administrata e Donald Trump ka tentuar ta rilidhë nismën me OKB-n, duke theksuar se do të ketë llogaridhënie ndaj këtij institucioni ndërkombëtar. Ai theksoi se, ndryshe nga vende të mëdha si Gjermania, Shqipëria nuk e ka luksin të mbajë qëndrime të forta kundërshtuese në nisma të tilla ndërkombëtare. “PR që ka bërë administrata Trump ka tentuar që ta rilidh nismën për Bordin e Paqes me OKB duke thënë që do jap llogari në OKB. Megjithatë këto dyshime janë ngritur dhe vendet e Evropës për...