Burimi:
tesheshi.com
Foto © tesheshi.com
Rama në konferencën e fundvitit: Në shënjestër, “drejtësinë e tij”!
Në konferencën e fundvitit, kryeministri Rama pati si kryefjalë anën e kritikueshme të drejtësisë së re, që sipas tij janë paraburgosjet e shumta, e më tej, pa e përmendur shumë por shumë e nënkuptuar, SPAK-u. “Shqipëria ka kaq shumë gjëra të tjera që ndodhin dhe që bëhen në ndërkohë që po ju them disa gjëra, që nuk i gjen në asnjë nga tenxheret politike dhe mediatike dhe që njerëzit nuk i dëgjojnë. Po ju them që Shqipëria është vendi më skandaloz i gjithë Komunitetit të Këshillit të Europës. Nuk e them unë këtë, e thonë shifrat të cilat kanë alarmuar Komisionin për Parandalimin e Torturës së Këshillit të Europës. Dhe këtu nuk flasim për SPAK, flasim për gjithë sistemin tonë, për mënyrën si funksionon drejtësia...