Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë/ Bejko: Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë/ Bejko: Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

Analisti Roland Bejko ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te roli i Sali Berishës në opozitë dhe ndikimi i tij në marrëdhëniet e Shqipërisë me ndërkombëtarët. Sipas Bejkos, Berisha ka qenë i izoluar gjatë fazave të opozitarizmit, veçanërisht nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa sot gjendet në një situatë edhe më të rëndë politike, pas shpalljes “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe mungesës së mbështetjes nga Bashkimi Europian. Ai theksoi se ky izolim e bën Berishën një nga politikanët më të izoluar në historinë e Shqipërisë pas Enver Hoxhës, duke krijuar një kontrast që, sipas tij, forcon pozicionin e kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare. Bejko shtoi se shqetësimi kryesor i ndërkombëtarëve lidhet me mungesën e rotacionit politik në Shqipëri, duke...