Rama në grupin e PS, Bardhi: ‘Balluku’, test për Shqipërinë në BE
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me mbledhjen e mbajtur sot nga socialistët, ku pritej një vendim sa i përket imunitetit të Belinda Ballukut, por që asnjë vendim nuk u bë publik. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se kryeministri Rama kërkon të fitojë më shumë kohë, për faktin që tha se një qëndrim do të mbahet kur të njihet me raportin e deputetëve. Postimi i plotë: Nuk i mjaftuan dy muaj zvarritje. Tani kërkon edhe dy javë të tjera për gjoja një raport të deputetëve të vet, për të cilin urdhrin do ta japë po vetë. Por çfarë ka për t’u analizuar kaq gjatë? Janë 11 tenderë me vlerë 1.1 miliardë euro, të firmosura nga Belinda...
Burimi:
ntv.al