Rama në Bordin e Paqes, Shehaj-mazhorancës: A do jua shpëtojë Trump kryeministrin?
Kryetari i Partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj akuzoi ministren e Jashtme Elisa Spiropalin dhe mazhorancën gjatë seancës plenare të Kuvendit se nuk po punon për interesin e shqiptarëve dhe të shtetit Shqiptar. Duke iu referuar pranisë së Kryeministrit Rama në Bordin e Paqes, Shehaj u shpreh në Parlament se ministrat dhe deputetët socialist “ishin në shok. Mazhoranca dridhej nga ankthi me sytë në telefon. Do e shpëtonte Trump-Ramën, apo jo?”. “Sepse kështu është katandisur politika e jashtme shqiptare. Ju, znj. ministre, jeni në një konflikt interesi, jeni në një konflikt të pastër interesi. Për një arsye shumë të thjeshtë: sepse interesi i shqiptarëve është që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian dhe rrjedhimisht të plotësohen kushtet dhe kërkesat e BE-së, që do të thotë mbështetja e...
Burimi:
sot.com.al