Rama në Bordin e Paqes/ Mediat në Amerikë pasqyruan 3 momente kryesore nga mbledhja

Rama në Bordin e Paqes/ Mediat në Amerikë pasqyruan 3 momente kryesore nga mbledhja

Gazetarja Klementina Cenkollari deklaroi se mediat amerikane e kanë pasqyruar mbledhjen e sotme në Uashington, për Bordin e Paqes.Në një lidhje live nga Uashingtoni, Cenkollari u shpreh se kryelajmi në mediat amerikane, ishte paralajmërimi që Trump i dha Iranit, për armët bërthamore.“Pothuajse të gjitha mediat amerikane janë përqënduar në 3 momente kryesore, sa i përket Bordit të Paqes. Mbështetja financiare, 10 miliardë dollarë nga SHBA dhe 7 miliardë dollarë nga vendet e tjera. Elementi i dytë, ka qenë pikëpyetjet që kanë shoqëruar, si do jetë ky bord përballë OKB? Shumë udhëheqës botëror dhe diplomatë kanë qenë të shqetësuar se kjo nismë e re synon të lërë në hije OKB. Zoti Trump e adresoi këtë element, ku tha se do të vijojë mbështetja financiare ndaj OKB,...