Rama në Bordin e Paqes, Malaj për eurodeputetin gjerman: Gahler s’është shqiptar që të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA

Rama në Bordin e Paqes, Malaj për eurodeputetin gjerman: Gahler s’është shqiptar që të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA

Kryeministri Edi Rama u nis sot drejt Shteteve të Bashkuara, një ditë para mbledhjes së Bordit të Paqes në Uashington me ftesë të presidentit Donald Trump. Vendimi i Shqipërisë për t’iu bashkuar menjëherë kësaj nisme ka ngjallur pikëpyetje në Parlamentin Europian, ku eurodeputeti gjerman Peter Gahler kërkoi sqarime gjatë një takimi në Kuvend me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Deputeti socialist Erjon Malaj theksoi në emisionin “Trialog” se përgjigjja qëndron te marrëdhëniet e veçanta të Shqipërisë me SHBA. “Duhet ritheksuar që zotëria është gjerman dhe jo shqiptar, në kuptimin e mirë të fjalës që të arrijë të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA. Nuk e vë askush në diskutim në Shqipëri pse ne njëzëri, të gjitha partitë politike, miratuan menjëherë pjesëmarrjen e Shqipërisë në...