Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Rama në avion, Vlora pa ujë”/ Vasili ‘godet’ me deklaratën: Ky ka ikur nga totalisht nga mendorja
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në rrjetet sociale duke ironizuar propagandën e maxhorancës dhe të kryeministrit Edi Rama, të cilët, po ia atribuojnë problemet aktuale me ujin e pijshëm në Vlorë punimeve të kryera në vitin 2009, gjatë kohës kur qeveriste Partia Demokratike. Reagimi i Vasilit vjen pas situatës së krijuar prej disa ditësh, ku banorët e Vlorës janë përballur me mungesë të ujit të pijshëm. Ai e cilëson këtë qasje si përpjekje për të shmangur përgjegjësinë nga qeveria aktuale. Në postimin e tij, Vasili përdor tone ironike ndaj kryeministrit Rama, duke shkruar:“Ky ka ikur totalisht nga mendorja! Ky vetëm bredh dhe mbeti në avion dhe punës i ka thënë ‘mirupafshim’. Ky Rama thotë: ‘Hajdeni shoqe më qani burrin se unë...