Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar, duke e cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme të turizmit kulturor në vend. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i rilindjes së Muzeut Historik Kombëtar, një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor, ju uroj një ditë të mbarë”, – shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale. Muzeu Historik Kombëtar, institucioni më i rëndësishëm në rang kombëtar, mbylli dyert për publikun më 15 mars 2024. Sipas njoftimeve zyrtare, ai do të qëndrojë i mbyllur për katër vite, me rihapjen e planifikuar më 15 mars 2028. Projekti parashikon restaurimin, rikonstruksionin dhe muzealizimin e objektit, i shpallur Monument Kulture i kategorisë së Dytë. Ndërhyrjet në Muzeun Historik janë...