Rama ndan Iranin nga Islami, por thellon aleancën me nazistët e Luftës së Tretë

Rama ndan Iranin nga Islami, por thellon aleancën me nazistët e Luftës së Tretë

Qeveria shqiptare është tashmë qartazi e rreshtur krah nazistëve të Luftës së Tretë, SHBA dhe Izraelit, të cilët, duke agresuar Iranin me pretendime krejtësisht false, nga ato që fyejnë inteligjencën e çdo njeriu, sado pak inteligjent të jetë, po çojnë botën në katastrofë me çmendurinë e tyre të provuar tashmë. Së fundi, Rama bëri me dije se do shpallë Iranin e jo vetëm si “shtet terrorist”. Dhe kjo nuk përbën më çudi. “Javën që vjen, Parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste të Iranit, shtet sponsor të terrorizmit”. Dhe bashkë me këtë do të shpallet organizatë terroriste Garda e Iranit dhe Hezbollahu. Natyrisht, në këto hapa nuk jemi pionerë sepse ka pasur më parë aleatë që i kanë hedhur,...