‘Rama mes propagandës dhe dështimit’, Zhulali: Integrimi europian i bllokuar dhe Shqipëria më e varfër në 2025…

‘Rama mes propagandës dhe dështimit’, Zhulali: Integrimi europian i bllokuar dhe Shqipëria më e varfër në 2025…

Në një intervistë, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare Ilda Zhulali ka bërë një analizë mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe gjendjen ekonomike e institucionale të vendit në fund të vitit 2025. Ajo theksoi se premtimet e kryeministrit Edi Rama për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe përshpejtimin e integrimit në BE kanë mbetur vetëm propagandë, ndërsa në realitet Shqipëria përballet me bllokim fondesh europiane, paralajmërime për përjashtim nga Komuniteti i Energjisë, rritje të varfërisë dhe emigrimit, si dhe me skandale të rënda korrupsioni që rëndojnë drejtpërdrejt mbi jetën e qytetarëve shqiptarë. Ilda Zhulali: Që përpara dy vitesh Edi Rama premtoi shqiptarëve që përmes inteligjencës artificiale do ta afronte integrimin në Bashkimin Europian dhe brenda gjashtë muajve do përkthente të gjithë legjislacionin dhe ja ku jemi...