Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

Në një bashkëbisedim të zhvilluar me të reja dhe të rinj studentë mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e integrimit për të rinjtë dhe për ndryshimin që kjo do të sjellë në jetën e tyre. Rama u shpreh se hyrja e Shqipërisë në BE nuk është vetëm një formalitet politik, por një transformim i thellë i statusit të vendit dhe i mundësive për qytetarët.  “Me anëtarësimin në BE, ndryshon krejtësisht, ju jeni vendas si këtu në Tiranë, si një auditor në Lisbon apo Varshavë. Por jeni vendas dhe për këtë arsye nuk paguani më shumë se vendasit, nuk keni vështirësi më shumë për të pasur akses në shërbime se sa kanë studentët vendas...