Rama me helikopter në Korçë/ Berisha: 30 mijë euro bileta e mëngjesit

Rama me helikopter në Korçë/ Berisha: 30 mijë euro bileta e mëngjesit

Në daljen e tij me gazetarët, Berisha foli për situatën problematike dhe rrëshqitjen e dherave në Librazhd-Pogradec. Gjithashtu Berisha u ndal edhe tek udhëtimi i Ramës me helikopter në Korçë duke e akuzuar se fluturon me 30 mijë euro udhëtimin në një kohë kur situata është tejet shqetësuese. “Shembet Unaza e Burrelit, shembet rruga e Arbrit, shembje kudo. Sikur ato i kanë ndërtuar alientët, dhe jo kompani të kontraktuara nga qeveria dhe paratë e taksapaguesve. Nuk veprohet sepse paratë janë ndarë nga qeveritarët. Rama fluturon në Korçë me 30 mijë euro udhëtimin. Ka shkuar me dy helikopterët. 30 mijë euro bileta e tij e mëngjesit. U bëj thirrje qytetarëve në Korçë dhe gjuajmë kryehajdutin me domate dhe vezë. Ky duhet të jetë qëndrimi i shqiptarëve...