‘Rama me Ballukun s’kanë më të ardhme’, Berisha nga Elbasani: Dita e parë e Verës që u mbyllën dyert e Europës

‘Rama me Ballukun s’kanë më të ardhme’, Berisha nga Elbasani: Dita e parë e Verës që u mbyllën dyert e Europës

Urimin e Ditës së Verës, kryetari i PD, Sali Berisha, e bëri nga qyteti i Elbasanit ku zhvilloi një vizitë në panairin e organizuar në qytet. Urimin e zakonshëm ai e lidhi edhe me zhvillimet e fundit duke thënë se Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme. Berisha u shpreh se kjo është dita e parë në 34 vite që u mbyllën dyert e Europës prej veprimeve të Ramës e Ballukut. “Së pari, qytetarëve, banorëve të Elbasanit, sot si kryeqyteti i festës për mbarë kombin, u uroj gëzuar Ditën e Verës, festën më të lashtë jo vetëm të shqiptarëve ç’është e vërteta, por edhe të kombeve të tjera, një ditë që ngjall shpresë, frymëzon ripërtëritje, një ditë pra gëzimi. Dhe sot këtë festë shqiptarët...