“Rama, mburoja e Ballukut”, Berisha: Kryeministri është autori i të gjitha aferave, ta rrëzojmë në 28 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën socialiste se prej 16 dhjetorit bllokoi kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, duke i dhënë asaj mundësinë të prishë provat. Berisha doli në konferencë me gazetarët në të njëjtën orë që Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit po dëgjonte argumentet e SPAK-ut për imunitetin e Belinda Ballukut, duke deklaruar se kjo çështje duhet të ishte shqyrtuar më herët. “Sot në parlament zhvillohet seanca e shtyrë 3 muaj, shtytje me të cilën Lubisë iu dha mundësi të shkatërrojë mijëra e mijëra dokumente, të intimidojë, të kërcënojë me dhjetëra dëshmitarë. Ajo, aty nuk është. Komshia thotë prej katër ditësh nuk e kam parë të hyjë në shtëpinë e saj. Tjetër, nuk mund të them”, ...
Burimi:
vizionplus.tv