“Rama mbulon korrupsionin e Ballukut me ligje fëminore”,ish-deputeti i PS:Ai ndalon pezullimin e ministrave, por SPAK..
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho thotë se kreu i PD, Sali Berisha kërkon destabilizim në vend, për të ruajtur familjen dhe veten e tij, ndaj bën protesta të dhunshme. Në një intervistë televizive, Braho u shpreh se aktualisht, sot në Tiranë janë tre qendra për prodhimin e molotovëve. Sipas Brahos, Berishës nuk i intereson që policët lëndohen nga hedhja e molotovëve, apo që përdor fëmijët për hedhjen e tyre. “Protesta nuk ka sjellë asgjë për ato që çirret Sali Berisha, më tepër e ka ngatërruar dhe e ka ngushtuar fokusin e objektivave që ka opozita. Çfarë ka sjellë? Ju mendoni se në 20 shkurt, kryengritja që thërret Saliu do sjellë ndryshim? Asnjë ndryshim nuk ka, do rrinë 2-3 orë atje, do hedhin fishekzjarre, molotovë...
Burimi:
sot.com.al