Rama mbledh sot grupin e PS, deputetet do të marrin porositë për sesionin parlamentar që nis të hënën

Rama mbledh sot grupin e PS, deputetet do të marrin porositë për sesionin parlamentar që nis të hënën

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Takimi do të zhvillohet në pallatin e Brigadave, ndërsa mësohet se fokusi do të jetë në sesionin parlamentar që pritet të nisë në datën 19 janar. Deputetët e mazhorancës do të marrin direktivat kryesore nga kreu i qeverisë i cili do të mbajë fjalën hapëse ndërsa nuk do të mungojë dhe fjala e kryeparlamentarit Peleshi si dhe kreut të grupit Taulant Balla. Kjo mbledhje e grupit të PS do të jetë e gjatë pasi sipas axhendës do të raportojnë edhe kryetarët e komisioneve të kuvendit. Punimet pritet të nisin në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 15:00.