Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja pritet të nisë rreth orës 14:00 në selinë rozë, ndërsa ende nuk ka detaje të konfirmuara se cila do të jetë tema e diskutimeve. Megjithatë mendohet se fokusi do të jetë tek organizimi. Sakaq, sjellim ndërmend se vetëm një ditë më parë u mblodh Kryesia e Partisë Socialiste, me kërkesë të kryeministrit Rama, ku u diskutua mbi zgjedhjet brenda partisë si dhe zhvillimet e fundit të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe pasojat ekonomike që mund të sjellë te ne. Në këtë mbledhje e cila zgjati vetëm 30 minuta, kryeministri Rama lajmëroi hapjen e fushatës për zgjedhje në Partinë Socialiste, të cilat mund...