Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora
Kryeministri dhe njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbledh këtë të shtunë (21 mars), Asamblenë Kombëtare të forcës politike që drejton. Vendimi për zhvillimin e kësaj mbledhjeje u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së më 11 mars. Punimet e Asamblesë do të zhvillohen në Durrës, duke nisur nga ora 10:00. Fjalën hapëse do e mbajë Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi për t’ia lënë fjalën më pas kryesocialistit Rama. Muaji mars ka qenë intensiv për socialistët, të cilët kanë zhvilluar disa mbledhje të Kryesisë dhe të strukturave organizative, në kuadër të përgatitjeve për një proces ristrukturimi të partisë. Çdo dy vite, Partia Socialiste organizon zgjedhje për strukturat e saj të larta drejtuese, me synim riorganizimin nga niveli qendror deri në bazë. Gjatë kësaj...
Burimi:
javanews.al