Rama mbledh qeverinë në Pallatin e Brigadave, ja çfarë do diskutohet në takimin e parë me kabinetin për 2026-ën

Rama mbledh qeverinë në Pallatin e Brigadave, ja çfarë do diskutohet në takimin e parë me kabinetin për 2026-ën

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të premten, më 9 janar, ministrat e kabinetit të tij në Tiranë. Raportohet se takimi do të ketë si qëllim diskutimin rreth objektivave dhe prioritetëve të qeverisë për vitin 2026. Takimi pritet të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe synon të bëjë një pasqyrë të planeve strategjike dhe projekteve qeveritare që do të jenë në fokus gjatë këtij viti.