Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Rama mbledh qeverinë, e pranishme edhe Balluku
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë. Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se Balluku po merr pjesë në mbledhjen e qeverisë e cila ka nisur në orën 10:00. Gjithashtu sot në orën 10:30 do të mbahet mbledhja në Këshillin e Mandatit të Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun. Siç mëson gazetarja Luku, zëvendëskryeministrja edhe mbrëmjen e djeshme ka qëndruar deri në orët e vona në ambientet e kryeministrisë.