Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme Kryesinë në selinë e PS. Takimi do të zhvillohet në orën 09:00. Sipas Vizion Plus, mësohet se në fokus të kësaj mbledhje do të jetë caktimi i datës së Asamblesë së PS. Kjo mbledhje vjen pas takimit mes Ramës dhe Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, ku kryeministri i ka dorëzuar propozimet për ndryshimet në qeveri të enjten e javës së kaluar.