Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

Deputeti socialist i qarkut të Fierit, Erion Mile, i ftuar në “Mirëmëngjes Shqipëri” ka deklaruar se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027, duke theksuar se organizimi dhe koordinimi mbeten thelbësore për përballimin e sfidave të ardhshme. Ai bëri të ditur se ditën e shtunë (28 mars) kryeministri Edi Rama do të mbledhë grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar, ku do të diskutohen sfidat kryesore dhe objektivi madhor i socialistëve, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. “Socialistët kanë ndezur motorët për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme lokale 2027. Ne kemi një premtim të madh për publikun: Shqipërinë në BE në vitin 2030”, u shpreh Mile. Ky i fundit theksoi se qëllim i mbledhjes mbetet koordinimi mes grupit parlamentar...