Rama mbledh grupin e PS pak orë para vizitës në Bruksel
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar socialist, pak orë para se të niset për në Bruksel ku do të pritet nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Kosta. Në mbledhjen e grupit do të jetë e pranishme edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. Mbledhja vjen pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk mundi të marrë një vendim për kërkesën e kryeministrit Rama, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e zv.kryeministres nga detyra. Një ditë më parë në podcastin “Flasim”, kreu i qeverisë tha se do ta vijojë betejën për këtë çështje. “Ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku fatkeqësisht na mban akoma sot pafuqia e Gjykatës...
Burimi:
ntv.al