Rama mbledh drejtuesit politikë, në fokus përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, emrat që do punojnë për Tiranën

Rama mbledh drejtuesit politikë, në fokus përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, emrat që do punojnë për Tiranën

Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi sot në seli drejtuesit politikë të 12 qarqeve. Mbledhja zgjati rreth 2 orë dhe më pas, në mesditë,  kryesocialisti zhvilloi një takim me drejtuesit politikë vetëm për Qarkun e Tiranës. Këto mbledhje zhvillohen kur nga zgjedhjet lokale na ndan pak më shumë se një vit dhe mësohet se fokusi i diskutimeve ishin përgatitjet për këtë betejë elektorale. Në fund të takimeve nuk pati deklarata për median por mësohet se Edi Rama vendosi të përforcojë strukturat që do të punojnë për Bashkinë e Tiranës. Kryesocialisti ka vendosur që drejtuesit politikë krahas qarqeve ku u caktuan një ditë më parë, do të punojnë edhe në një prej njësive të kryeqytetit. Kështu në njësinë nr...