Rama mbledh deputetët e Vlorës, në takim edhe drejtues vendorë, kryeministri kërkon angazhim maksimal për sezonin
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e hënë me një takim në qytetin e Vlorës. Për 1 orë e 30 minuta, kreu i qeverisë mblodhi deputetët e qarkut si dhe përfaqësues nga bashkia e qytetit bregdetar. Bëhet me dije fokusi i takimit ishte te projektet zhvillimore si dhe sezoni turistik. Burimet bënë të ditur se kryeministri u la porosi të pranishmëve për një koordinim mes pushtetit vendor dhe institucioneve qEndrore, për përfundimin në kohë të projekteve. Mësohet se Rama është shprehur se qytetit të Vlorës i është kushtuar një vëmendje e veçantë vitet e fundit përmes investimeve në infrastrukturë, turizëm dhe zhvillim urban. Ai gjithashtu nënvizoi se këtë vit nuk duhen hasur problematika që mund të cënojnë mbarëvajtjen e sezonit prandaj dhe kërkoi që strukturat...
Burimi:
vizionplus.tv