Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

Pas inspektimit të punimeve në “Lungomare 4” mëngjesin e kësaj të hëne, 13 prill, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kulturës në Vlorë, ku po vijon takimet e planifikuara në këtë qytet. Ai po zhvillon një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës, në kuadër të turit të takimeve dhe diskutimeve me strukturat vendore të partisë. Më herët, Rama inspektoi punimet e projektit “Lungomare 4” pranë Plazhit të Vjetër. Gjatë kësaj vizite, Rama shoqërohej nga kryetarja e bashkisë Brunilda Mersini dhe përfaqësues të tjetër të pushtetit lokal, si dhe inxhinierë të projektit. Në prezantimin e detajeve të projektit, drejtori i Përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, i cili gjithashtu ishte i pranishëm, shpjegoi se “Lungomare 4” është vazhdimi...