Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin e tij ‘Flasim’ për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës, duke theksuar se raportet mes dy vendeve janë të mira. Në bashkëbisedimin me atashen e ambasadës së Kinës në Tiranë dhe 3 studentet kineze, Rama tha gjithashtu se Pekini ka bërë progres të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit. Po ashtu kryeministri paralajmëroi se po përgatitet përkthimi në shqip i librit “The Neë China Playbook” i ekonomistes Keyu Jin, duke e cilësuar atë si një vepër që ndihmon në kuptimin e Kinës pa paragjykime dhe jashtë stereotipeve të krijuara në botën perëndimore. Po ashtu shefi i Qeverisë bëri të ditur se autorja pritet të ftohet në Shqipëri për prezantimin e librit. Për kryeministrin, me rëndësi është bashkëpunimi në fushën e...