“Rama ku je fshehur”/Demokratët kërkojmë kryeministrin pasi Amerika pezulloi vizat:O mjekër cjap,deri dje dërdëllisje..
Vendimi i marrë së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me pezullimin përkohësisht të vizave të emigrimit për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria, ka sjellë një sërë reagimesh këtej, përtej Atlantikut. Opozitarët, përmes deklaratave të tyre në rrjetet sociale i kanë kërkuar llogari publikisht kryeministrit Edi Rama për këtë vendim të marrë nga “partneri strategjik”. Në një kohë kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës thuhet se janë të konsoliduara dhe bashkëpunimi mes tyre sa vjen dhe është më i ngushtë, emri i Shqipërisë së fundmi në listën e zezë (jozyrtare) ka bërë që demokratët të drejtojnë gishtin nga Edi Rama. “Vendimi i SHBA-së për të pezulluar vizat për Shqipërinë është një kambanë alarmi për realitetin ku ka përfunduar vendi me qeverisjen e...
Burimi:
sot.com.al