Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot, 3 prill, takim me kryetarët e bashkive në Pallatin e Kongreseve. Në nisje të mbledhjes, ka folur ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. U ndal te aplikimet për Paketën e Maleve. “Do të jap ca lajme të mira për disa bashki që tashmë janë në fazën 45-ditore të shpalljes publike të aplikimeve. Ne do të kemi shumë shpejt në javët që kemi përpara, miratimin në Këshillin Bashkiak, duke nisur me bashkinë Shijak, Shkodër dhe jo vetëm. Jam i bindur që me këtë ritëm, atë që kemi diskutuar së bashku për targetin për secilën bashki, e shoh totalisht të realizueshme”, deklaroi Demo. “Kemi 272 zona prioritare në 32 bashki dhe numri i aplikimeve është...