Rama kritikë socialistëve: Ma thatë copë se unë duhet të ndjehem përgjegjës për Reformën në Drejtësi
Kreu i PS Edi Rama ka zbuluar se disa anëtarë nga grup parlamentar i PS, ia kanë thënë personalisht se është pikërisht kreu i qeverisë ai që duhet të ndjehet përgjegjës për Reformën në Drejtësi. Rama ka kritikuar socialistët, kur tha se ata që mendojnë kështu nuk shohin përtej kostove aktuale dhe komoditetit “Në grup ma thanë copë që unë duhet të ndjehem përgjegjës për reformën në Drejtësi. Jam unë fajtori kryesor që kjo reformë ka sjellë këto pasoja. E kuptoj zhgënjimin e shokëve që kanë punuar dhe kanë votuar sipas reformës, sepse të quhet dështim nga grupi projektues dhe miratues, do të thotë që të mos shohësh më larg e përtej kostove aktuale, e të mos vlerësosh më shumë se komoditetin tënd”, tha ai.
Burimi:
ntv.al