Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit

Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit

Kryeministri Edi Rama u ka bërë kritika kryebashkiakëve, në takimin e zhvilluar në Golem. Rama u shpreh se bashkitë duhet të kalojnë në një fazë tjetër dhe ta shohin territorin me një qasje sipërmarrëse. Sipas kreut të qeverisë, bashkitë presin fonde nga buxheti i shtetit dhe kjo nuk mund të vazhdojë.“Deri dje kemi dhënë shumë asete falas, janë dhënë dhe janë lënë rrugëve në të shkuarën, asete që nuk numërohen. Nuk janë përkthyer në investime serioze, janë dhënë pafundësi tokash për zhvillim. Kjo gjë ka ndaluar përfundimisht. Ne nuk japim më asnjë metër katror tokë në rast se një ndërtues ka 95% të pronës dhe një pjesë është pronë shtetërore. Nuk ka më. Për çdo metër katror ku pronar është shteti, kemi kushtëzuar pjesëmarrjen si pronar. I...