Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
‘Rama kreu i organizatës’/ Kalaja: Loja në SPAK ndryshoi pas largimit të Yuri Kim! Tuneli i Ballukut, vetëm fillimi
Adriana Kalaja, e cila ka bërë me dhjetëra denoncime në SPAK për kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij, ka folur për zhvillimet e fundit politike. Kalaja theksoi se kryeministri i vendit cilësohet si “kreu i organizatës kriminale”, ndërsa ndryshimet e fundit në veprimtarinë e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) shihen si pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve gjeopolitike përtej Atlantikut dhe jo e një vullneti të brendshëm për drejtësi. Në fjalën e saj, Kalaja u shpreh se aktiviteti i SPAK deri para pak kohësh ishte nën presionin e administratës së kaluar të Ambasadës Amerikane, ku në mënyrë të veçantë, përmend ish-ambasadorja Yuri Kim, të cilën e përshkruan si një figurë që ushtronte presion për të goditur opozitën, duke kërkuar arrestimin...