Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga UNESCO festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë. Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kryeministri Edi Rama ndau momente nga nisja e fazës gjysmëfinale në shkolla të “Konkursit të Gjuhës Shqipe”. Rama e cilësoi këtë konkurs “një fije të artë që lidh fillesat e kombit tonë me të ardhmen e tij”. Në këtë edicion të konkursit morën pjesë 1 mijë e 22 ekipe nga shkolla të ndryshme të gjithë vendit, një tregues i interesit të lartë dhe angazhimit të nxënësve dhe mësuesve për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës amtare. Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe synon të forcojë aftësitë...